U sulmua seksualisht nga një burrë, 12-vjeçarja i dërgon mesazhin rrëqethës shoqes: Nuk ia them dot mamit, ai më…

23/04/2024 13:06

Një vajzë 12-vjeçare ishte shumë e frikësuar për t’i thënë nënës së saj pasi një burrë e sulmoi seksualisht.

Një vajzë 12-vjeçare e cila kishte rënë pre e abuzimit seksual nga një 53-vjeçar nuk ishte në gjendje t’ja rrëfente këtë gjë mamasë së saj.

Ajo i dërgoi një mesazh shoqes së ngushtë në orët e para të 24 marsit të vitit 2019 ku e frikësuar i thotë: Dua të të them diçka, as mamit nuk ia tregoj dot. Marku më abuzoi seksualisht.

Mark Mitchell, 53 vjeç, e kishte prekur tek pjesët e saj intime për një periudhë prej 15 minutash, sipas Policisë së Warwickshire.

Vajza, emri i së cilës nuk përmendet, në fillim kishte frikë të fliste. Ajo ishte e frikësuar se do ta fuste Mitchell në telashe nëse do t’u tregonte prindërve të saj, tha policia. Por shoqja e saj i tha nënës së saj, e cila më pas u tha prindërve të viktimës.

Kur vajza përfundimisht zbuloi sulmin, prindërit e saj thirrën policinë.

DC Usher i ekipit të abuzimit, trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve, tha: Mitchell përfitoi nga një vajzë e re për kënaqësinë e tij dhe duhet të dënohet me burg. Është falë guximit të viktimës që i besoi një shoqeje se diçka nuk shkonte dhe guximit të asaj shoqeje që u tha prindërve të saj, që ne mundëm të ndërhynim përpara se të ndodhte ndonjë gjë tjetër.

Mitchell, nga Orton Road në Warton, u dënua me 21 muaj burg për sulm seksual ndaj një vajze nën 13 vjeç dhe nxitje të një vajze për t’u përfshirë në aktivitet seksual në fillim të këtij muaji.

Top Channel