VIDEO/ Momenti kur një rezervist godet një flamur palestinez të mbushur me eksploziv dhe plagoset

22/04/2024 08:26

Një flamur palestinez që u godit nga një rezervist izraelit ishte i mbushur me eksploziv!

Kjo bëri që ushtari izraelit të plagoset nga shpërthimi që pasoi.

Siç raportoi Times of Israel, incidenti ndodhi pranë vendbanimit Kohav HaShahar kur rezervisti jashtë detyrës pa flamurin palestinez të valëvitej.

Sipas organizatës izraelite Rescuers Without Borders, burri u plagos lehtë nga shpërthimi dhe madje refuzoi të dërgohej në spital pasi iu dha ndihma e parë.

Ngjarja po hetohet nga forcat e armatosura izraelite.

 

Top Channel