Momenti i tmerrshëm kur një punonjëse torturon një 93-vjeçare! E godet me pelenë të ndotur dhe tenton ta mbysë

22/04/2024 12:15

Një punonjëse sociale 26-vjeçare është akuzuar për sulm ndaj një paciente të moshuar me demencë në një shtëpi kujdesi në Michigan.

Dontia Shawnra Arrington, 26 vjeç u filmua duke e dhunuar nga një kamerë e vendosur në dhomën e të moshuarën 93-vjeçare nga familjarët e saj, pasi vunë re disa maviosje në trupin e saj.

Në video shihet 26-vjeçarja duke goditur kokën e të moshuarës me pelenën e mbushur plot. E moshuara shihet e ulur dhe e pafuqishme në karrigen e saj me rrota dhe ngre krahët për t’u mbrojtur.

Më pas punonjësja tenton ta mbysë atë në banjë. Më vonë në dhomën e gjumit, 26-vjeçarja godet zonjën në gojë ndërsa mban ende dorezat e saj higjienike.

Kamerat e vendosura nga e bija e pacientes kapën gjithashtu stafin duke vjedhur nënën e saj, e cila ka qenë paciente në këtë shtëpi kujdesi për rreth pesë vjet. Tashmë e moshuara është zhvendosur në një shtëpi tjetër kujdesi dhe po përmirësohet.

26-vjeçarja është akuzuar për torturë me qëllim për të shkaktuar dhimbje dhe vuajtje mizore ose ekstreme fizike ose mendore, e cila mbart një dënim deri në burgim të përjetshëm.

Ajo akuzohet gjithashtu për abuzim të pambrojtur nga të rriturit, i cili dënohet deri në 15 vjet burg, dhe sulm me qëllim për të shkaktuar dëme të mëdha, me një dënim maksimal prej 10 vjetësh.

Dontia Shawnra Arrington, 26 vjeç u filmua duke e dhunuar nga një kamerë e vendosur në dhomën e të moshuarën 93-vjeçare nga familjarët e saj, pasi vunë re disa mavijosje në trupin e saj. Në video shihet 26-vjeçarja duke goditur kokën e të moshuarës me pelenën e mbushur plot. E moshuara shihet e ulur dhe e pafuqishme në karrigen e saj me rrota dhe ngre krahët për t’u mbrojtur. Më pas punonjësja tenton ta mbysë atë në banjë. Më vonë në dhomën e gjumit, 26-vjeçarja godet zonjën në gojë ndërsa mban ende dorezat e saj higjienike.

Kamerat e vendosura nga e bija e pacientes kapën gjithashtu stafin duke vjedhur nënën e saj, e cila ka qenë paciente në këtë shtëpi kujdesi për rreth pesë vjet. Tashmë e moshuara është zhvendosur në një shtëpi tjetër kujdesi dhe po përmirësohet.

26-vjeçarja është akuzuar për torturë me qëllim për të shkaktuar dhimbje dhe vuajtje mizore ose ekstreme fizike ose mendore, e cila mbart një dënim deri në burgim të përjetshëm. Ajo akuzohet gjithashtu për abuzim të pambrojtur nga të rriturit, i cili dënohet deri në 15 vjet burg, dhe sulm me qëllim për të shkaktuar dëme të mëdha, me një dënim maksimal prej 10 vjetësh.

Top Channel