Stafeta e zjarrit olimpik/ Pas nisjes nga Olimpia, flaka qëndron në akropolin e Athinës

20/04/2024 14:07

Stafeta e pishtarit për Lojërat Olimpike Paris 2024 u nis të martën nga Olimpia, vendlindja e Lojërave të lashta, pasi flaka u ndez në një ritual të frymëzuar nga antikiteti dhe i shënuar me mesazhe shprese mes krizave të shumta globale.

Flaka olimpike që po ndezim sot simbolizon këtë shpresë për një të ardhme më të mirë”, tha Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach.

Aktoret greke në rolin e priftëreshave të lashta përdorën një flakë të ndezur në Tempullin 2600-vjeçar të Herës, pranë stadiumit ku lindën Lojërat Olimpike në 776 para Krishtit. Duke mbajtur flakën, aktorja greke Mary Mina ndezi pishtarin për mbajtësin e parë, kampionin olimpik të kanotazhit Stefanos Duskos.

Pishtari kthehet në Lojërat Olimpike të lashta kur një flakë e shenjtë digjej gjatë gjithë Lojërave. Tradita u ringjall në vitin 1936 për Olimpiadën e Berlinit. Gjatë stafetës 11-ditore në tokën greke, rreth 600 pishtarë do të mbajnë flakën në një distancë prej 5,000 kilometrash përmes 41 komunave.

Ashtu si edhe atëherë, atletët olimpikë po dërgojnë këtë mesazh të fuqishëm: po, është e mundur të garoni ashpër kundër njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të jetoni në paqe së bashku nën një çati”.

Top Channel