Një ish-punonjës dhe një punonjës aktual të “Air Canada” janë vënë nën akuzë nga prokuroria dhe policia kanadeze si të dyshuar për grabitjen e arit në aeroportin ndërkombëtar të vendit vitin e kaluar.
Policia konfirmoi se pesë të dyshuar u arrestuan ndërsa katër të tjerë po përballen me akuza lidhur me grabitjen më të madhe të arit në historinë e Kanadasë.
Ndaj të dyshuarve, rëndojnë 19 akuza ndërsa ende nuk janë kapur 3 prej të dyshuarve kryesorë për të cilët ka urdhër-arreste të lëshuara nga policia kanadeze.
Në videon e publikuar shihet sesi të dyshuarit u larguan me ar dhe para pas grabitjes së mirëplanifikuar. Në mbrëmjen e 17 prillit të vitit të kaluar 6 mijë shufra ari u vodhën nga aeroporti dhe u transportuan me një kamion dërgesash që mbërriti në magazinën ku mbahej floriri.
Ari së bashku me rreth 2.5 milionë dollar ishte dërguar në Toronto nga Zyrihu nëpërmjet një avioni të “Air Canada”. Shufrat e arit të grabitura raportohet se kapin vlerën mbi 20 milionë dollarë.
Grabitësit nuk mund të kishin realizuar asgjë pa njerëz brenda aeroportit
Një punonjës 54 vjeçar i aeroportit, është akuzuar për vjedhje mbi 5 mijë dollar dhe komplot për kryerjen e grabitjes. Ndërsa një urdhër-arresti është lëshuar për 31 vjeçarin Simran Preet Panesar i cili ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij si menaxher në Air Canada që në verë të vitit të kaluar.
Për të shikuar videon e grabitjes së arit, klikoni: KËTU.
Top Channel