Hendeku në qëndrime mes klubit dhe lojtarit po ngushtohet gradualisht dhe, përsëri sipas “El Mundo Deportivos”, rinovimi i shumëpritur mund të zyrtarizohet para fundit të këtij sezoni.

23/02 22:38
Sipas informacioneve të publikuara sot nga “El Mundo Deportivo”, Barcelona dhe Pau Cubarsí janë shumë pranë në qëndrime në negociatat për rinovimin e kontratës së lojtarit të ri.
Kontrata aktuale e mbrojtësit “blaugrana” skadon në vitin 2026 dhe klauzola e tij prej rreth 15 milionë eurosh, është shumë joshëse për klubet e mëdha evropiane. Kjo është arsyeja pse drejtuesit e Barcelonës duan t’i ofrojnë atij një kontratë të re të përshtatshme për ekipin e parë dhe me një klauzolë të re largimi prej 1 miliard eurosh.
Hendeku në qëndrime mes klubit dhe lojtarit po ngushtohet gradualisht dhe, përsëri sipas “El Mundo Deportivos”, rinovimi i shumëpritur mund të zyrtarizohet para fundit të këtij sezoni.
Top Channel