Një dietologe tregon si të hani karbohidratet, proteinat, yndyrnat dhe fibrat për të kontrolluar sheqerin 12/09 20:24
Ka nisur zyrtarisht sezoni i jahteve në Durrës, njofton kryeministri Edi Rama.
Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë disa foto nga jahti, ndërsa thotë se “ArtExplorer” ka vizituar këto ditë bregdetin tonë, për t’u rikthyer sërish me një ekspozitë lëvizëse nga perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë, shkruan kryeministri.
“Nga Durrësi nis zyrtarisht edhe sezoni i jahteve, me “ArtExplorer” që ka vizituar këto ditë bregdetin tonë duke premtuar surpriza për vitin e ardhshëm, kur do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizëse me perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë, e që patjetër Durrësi s’ka si të mungojë në intinerarin e Mesdheut”, thuhet në postimin e Ramës.
Top Channel