Një artikull 22 vjeçar i të përditshmes britanike The Guardian po rishfaqet në rrjetet mediatike prej debateve për gjeo-inxhinierinë dhe nxitjen e reshjeve me teknika nga forcat ajrore, që shpeshherë nuk kanë marrë parasysh mirëqenien e banorëve ne toke, të zonave ku janë aplikuar.
Dokumentet tregojnë se një eksperiment i tillë ushtarak ka shkaktuar vdekjen e 35 njerëzve dhe shkatërrim masiv në Devon në jugperëndim të Anglisë.
Kjo ka ndodhur më 15 gusht 1952, kur një nga vërshimet më të rënda në historinë e Britanisë shkatërroi fshatin Lynmouth në Devon dhe 235 njerez u vranë nga vërshimi i papritur i 90 milionë ton ujë, gurë e baltë nga kodrat Exmoor që shkatërruan menjëherë shtëpitë, urat, dyqane e hotele në vend.
Katastrofa u etiketua si “dora e Zotit” por provat nga dokumente të deklasifikuara të ushtrisë sugjeronin se shkencëtarë të motit në bashkëpunim me forcat ajrore britanike RAF po eksperimentoni me krijimin artificial të reshjeve në jug të Britanisë gjatë ditëve para katastrofës.
Kreu i forcave ajrore vendore Len Otley, i cili punonte në operacionin e njohur si ‘Operation Cumulus’, foli për çështjen me rrjetin BBC duke iu referuar ushtrimeve të krijimit të shiut si “Operacioni Doktor Shtrigani”.
Vartësi i tij kapiten John Hart, kujtonte suksesin e eksperimenteve fillestare: “Ne fluturonim mbi retë dhe lëshonim akull të thatë mbi to. Më pas fluturonim poshtë dhe pas 30 minutash niste të binte shiu”.
Autoritetet meteorologjike mohonin se kishte pasur eksperimente të tilla para vitit 1955, por një investigim i BBC Radio 4 i transmetuar në 2002 konfirmonte se eksperimente të tilla vijonin prej vitit 1949 deri në 1955, sipas regjistrimeve të forcave ajrore.
Operacioni në fjalë Cumulus u zhvillua nga 4 deri më 15 gusht 1952 me shkencëtarët që vepronin nga shkolla e aeronautikës në Cranfield, në bashkëpunim me zyrën meteorologjike të ministrisë së mbrojtjes në Farnborough. Ndërsa kimikatet e përdorura vinin nga impjanti ICI në Billingham, shkruan The Guardian.
Të dhënat e shënuara përfshijnë temperaturën e reve, përmbajtjen e ujit, turbulencat dhe formacionet e kristaleve, pa përmendur teknikën e “mbjelljes së reve”, siç njihet sot nxitja artificiale e shiut.
Një transmetimi vjetër i rikthyer nga rrjeti Radio 4 përshkruan një inxhinier ajror dhe pilotin Alan Yates, të punonin për operacionin Cumulus duke fluturuar mbi Bedfordshire e duke spërkatur kripëra ne rete. Kjo solli më pas reshje të rënda në zonat e Staines, në krahinën Middlesex.
Të mbijetuarit e tragjedisë së Lynmouth kanë kërkuar hetim për autorët e katastrofës por nuk e kanë marrë kurrë teksa dëshmitarët flisnin për avionët që qarkullonin mbi kokat e tyre para vërshimit të përmbytjeve./The Guardian/
Top Channel