Qëlloi me kallashnikov në ajër dhe rrezikoi banorët, arrestohet 42-vjeçari në Karaburun

05/04/2024 11:59

Një 42-vjeçar ka vënë në rrezik banorët duke qëlluar me kallashnikov në ajër në Karaburun.

Një 42-vjeçar ka vënë në rrezik banorët duke qëlluar me kallashnikov në ajër në Karaburun.

A.J42 vjeç, banues në fshatin Dukat është vënë menjëherë nën prangat e policisë pasi qëlloi me armën që mbante pa leje në stanin e tij, në vendin e quajtur “Gallolec”.

Arma dhe municioni luftarak u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel