Njerëzit habiten kur mësojnë se bimët ‘ulërasin’ kur dikush i pret (fotot)

05/04/2024 17:19

Edhe njerëzit më të ftohtë kanë ndjenjat, ashtu siç kanë qentë, macet, e madje dhe bimët tuaja.

Dhe në lidhje me këtë të fundit, studiuesit thonë se bimët në fakt “ulërasin” kur dikush i pret ato ose kur ndjehen të dehidratuara.

Shumë mbeteshin të habitur nga ky fakt i pazakontë, edhe pretendojnë se janë “të përkushtuar të kujdesen për kopshtin e tyre”.

Por në një studim të fundit thuhet me te vertete se bimët “ulërasin” kur priten ose kur dehidratohen, dhe kjo nuk është vetëm një klithmë e vogël por e ngjashme me volumin e një bisede mes dy njerëzve.

Në studimin e publikuar në revistën shkencore Cell, studiuesit analizonin sesi reagonin ndaj stresit bimët e domates dhe e duhanit.

Disa bime u vendosën në një dhomë të izoluar akustike ndërsa të tjera në një serë të zhurmshme, teksa u lanë pa ujë për disa ditë dhe iu krasitën degët.

Ndërsa një regjistrues i veçantë kontrollonte ndryshimet në tingujt që ato lëshonin, të cilat nuk mund të dëgjohen nga veshi njeriut prej frekuencave shumë të larta, jashtë spektrit te dëgjimit njerezor.

Regjistruesit panë se bimët lëshonin 30 deri në 50 zhurma të tilla brenda një ore, kur ndjeheshin në stres.

Por nuk ishin vetëm këtu lloje bimësh që lëshonin ‘ulërimat’, pasi studiuesit i zbuluan ato edhe te drithi, rrushi dhe kaktusi mes bimëve të ndryshme.

“Kur domatet nuk janë të stresuara ato janë të qeta”, thotë biologia evolucionare Lilach Hadany, autore kryesore e studimit.

“Bimët bashkëveprojnë me insektet dhe kafshët e tjera gjatë gjithë kohës, dhe shumë nga këto organizma përdorin komunikime me tinguj, do të ishte shumë primitive që bimët të mos lëshonin tingujt e tyre”, shton ajo.

Shumë komentues e merrnin faktin me shaka ose e përdornin për të vënë në lojë vegjetarianët.

Një prej tyre shkruante: “Darka e vegjetarianëve është duke qarë.”

Një tjetër komentonte me të drejtë në rrjetin X: “Jam i sigurt se Roald Dahl ka një tregim për këtë.’

Dhe në fakt më shumë se një shekull më parë Dahl ka shkruar një tregim  të titulluar “Makineria e tingullit” mbi bimët që lëshonin një klithmë që njerëzit nuk arrinin të dëgjonin./BusinessInsider/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA