“E majta nga shoqëria komuniste te zhgënjimi prej sistemit”, Marku e Fuga në konferencën për të majtën në Europën Juglindore: Gjenerojnë kuadro të rinj, anti-komunistet nuk u shfaqën dot

05/04/2024 08:00

U mbajt në Universitetin e Tiranës Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me temë: E majta në Europën Juglindore, Identitetet dhe Diskurset.

Ky takim u organizua nga Qendra e Studimit të Jetës Politike, Universiteti i Lirë i Brukselit dhe Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, i Universitetit të Tiranës.

Profesor Marku Marku e bazon tezën e tij në ndryshimet e të majtës së re shqiptare nga Utopia në Distopi.

“Unë jam mundur të shikoj se si e majta ka kaluar nga diskursi Utopik I një shoqërie komuniste, të barabartësh, me qëllim final një shoqëri pa diferencime klasore, pa shtypës dhe të shfrytëzuar, kalojmë në distopi, pra zhgënjimi nga sistemi, pastaj sesi e majta shndërrohet fillimisht e majtë socialiste, pastaj e majtë që I ngjan më shumë të majtës së rrugës së tretë si ajo e Toni Bler apo Klintonit, por duke ruajtur gjithmonë një prapavijë utopike.”

Profesor Artan Fuga publikon një tezë lidhur me tranzicionet postkomuniste.

“Ne kemi një tranzicion ku ish komunistët si parti, apo si individë, apo si shtresë sociale janë ndarë në grupe të ndryshme dhe e kanë diskutuar këtë tranzicion mes tyre. Është e njëjta shtresë e cila gjeneron mosha të reja e kuadro të rinj. Unë po shpjegoj që pse ka ndodhur që individë apo grupe politike që i kanë takuar forcave antikomuniste, që kanë qenë në Shqipëri në vitet ‘30-‘40, apo kanë qenë të persekutuara gjatë viteve ‘45-’90, nuk kanë arritur të shfaqen me forcë dhe në mënyrë bindëse në hapësirën politike të Shqipërisë”.

Të interesuar për këndvështrimin e tij si europiano-perëndimor ne e pyetëm profesor Jean Michel de Waele, nga Universiteti I Lirë I Brukselit, se cilat janë arsyet e jetëgjatësisë së partive të majta në pushtet në Shqipëri.

“Në vende të ndryshme postkomuniste kur e majta ka ardhur në pushtet ka treguar se mund të modernizojë shoqërinë dhe të jenë mendje hapur. Ndonjëherë e djathta është më tradicionale, më nacionaliste.

Top Channel