E dënuar me burg, policia e Tiranës arreston 40-vjeçaren e shpallur në kërkim, në pranga edhe dy persona të tjerë

05/04/2024 12:27
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutuan vendimin penal për shtetasen në kërkim E. K., 40 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. B., 23 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market në rrugën “Fabrika e qelqit”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

M. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi sot, rreth orës 03:00, në hyrje të Vorës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të paidentifikuar (endacak).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel