“Zona problematike është Shkodra”, gazetari Artan Hoxha për kultivimin e kanabisit: Fuqia punëtore po ikën në Spanjë! Ata që dënohen…

03/04/2024 17:43

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar në nisje të ‘sezonit’ të mbjelljes së kanabisit se këtë vit problematike do të jetë zona e Shkodrës.

I ftuar në “Top Talk”, gazetari Hoxha tha se fidanët janë mision i vështirë për tu kapur nga policia, ndërsa shtoi se farat po merren nga Holanda, pasi ato vendase nuk janë të sigurta.

Hoxha ngriti edhe njëherë shqetësimin për shpërndarësit që kapen me doza të vogla kanabisi, ku tha se ata që dënohen me shumë vite burg, dalin si kriminelë sepse nuk kanë asgjë për të humbur.

Kanabisi nuk përbën më lajm. Rasti në Velipojë tregon për përmasa, të kapësh fidanët është e vështirë. Mjafton 1 metër katrorë bukë peshku, i fshehin edhe poshtë krevatit. Policia nga janari fillon kontrollon tunelet serrat. Farat nuk janë më vendi, vijnë nga jashtë se ka përqindjen më të lartë të garancisë. Farën që merr në Shqipëri ti nuk di çfarë del nga ajo. Në Holandë është e sigurt. Këtë vit policia e ka filluar kontrollin, në Shkodër 37 mijë rrënjë. Në këto momente bimët janë në fazën e inkubacionit dhe po punohet territori ku do vendosen. Zona problematike do jetë e Shkodrës, aty ka pasur probleme edhe me sulmet ndaj policisë. Ne na ka ikur dhe fuqia punëtore, kanë ikur në Spanjë ata. Në këto momente, problemi që ka vendi është, kërkesa për kanabisin është rritur dhe çmimi është rritur. Rritja e numrit të turistëve, rrit kërkesën për kanabis dhe shumë vende nga BE…Gjermania e legalizoi. Ne dënimin për kanabis e kemi të frikshëm. 1 mijë e 100 janë arrestuar si shpërndarës. Shqipëria duhet të ketë një strategji tjetër, qoftë penale për dënimin dhe ndëshkimin e tyre që merren me shpërndarje. Nëse kap një shpërndarës me disa doza dhe e dënon me 5 vite burg, ti po përgatit një kriminel. Ai të shkon në Ekuador Kolumbi, s’ka ça humb më ai”-u shpreh gazetari Artan Hoxha.

Top Channel