Konsulentja tregon si shoferi që ndihmoi të gjente punë, nisi ta përndiqte me propozime e mesazhe seksuale (fotot)

01/04/2024 17:02

Një konsulente punësimi në Angli ka treguar për mediat sesi nisi të kishte frikë në shtëpi prej përndjekjes këmbëngulëse nga një shofer kamioni të cilin e kishte ndihmuar të gjente punë.

32 vjeçarja simpatike Jennifer Pickering, ishte takuar vetëm një herë me Jan Schlossar në konsultën e punësimit, para se ai t’i dërgonte mesazhe të papërshtatshme seksuale, paraqitej në vendin e saj të punës me propozime të çuditshme e madje u vendos në një adresë pranë saj.

Gjykata ka burgosur tashmë 42 vjeçarin Schlossar, pasi kishte vazhduar përndjekjen e tij edhe pas dhënies së urdhrit të kufizimit.

Zonja Pickering, nga Leicester në veri të Anglisë tha se trembej se ai nuk do të hiqte kurë dorë nga ngacmimet.

“Arrita deri aty sa të kisha frikë të mbyllja sytë në dush, sepse ai mund të ishte aty duke më vezhguar kur t’i hapja përsëri. Dhe në fakt gjendja ishte aq e rëndë sa u deshën tre padi që të bëhej diçka”.

“Ai është i pandaluar dhe nuk pranon ‘jo’ si përgigje, u fiksua me mua dhe nuk më linte rehat. Nuk e di nëse do të më lërë të qetë”.

Ajo ishte takuar me Schlossar në mars 2022 kur ai kërkonte punë në agjencinë e punësimit.

“Ishte e sikletshme që në momentin e parë që u takova me të, mënyra si më shikonte ishte e veshtire që në takimin e parë”.

Si pjesë e punës së saj të konsulentes, ajo duhet të kontrollonte me pas çdo javë me mesazhe teksti që Schlossar frekuentonte punën e ofruar, por përgjigjet e tij bëheshin gjithnjë e më të papërshtatshme. Më pas ai tha se ishte vendosur në Leicester, në një adresë pranë gruas.

“Më tha se ishte vendosur pranë meje dhe se donte të martohej me mua, pasi kishte qëndruar gjysmë ore jashtë duke më parë nga dritarja”, tregon gruaja.

Kolegët e Pickering njoftuan policinë dhe Schlossar u arrestua por ai vijonte të dërgonte mesazhet e videot e tij vulgare, megjithse kishte marrë urdhrin e kufizimit në qershor 2022.

Schlossar pranoi akuzat dhe rrjedhimisht u dënua me nëntë muaj burg nga gjykata e Leicester.

Pas lirimit ai vazhdoi ngacmimet dhe u arrestua përsëri në shkurt.

“Kjo është ezauruese, nuk kisha provuar ndonjëherë diçka kaq të tmerrshme, tashmë jeta ime ka ndryshuar krejtësisht”, thotë Pickering.

Detektivi policisë Josh Evans, tha: ‘Jennifer ka kaluar dy vjet ngacmime e përndjekje nga Schlossar që i kanë lënë pasoja psikologjike, por ajo është treguar e fortë dhe shpresoj që dënimi ta bëjë të ndjehet e sigurt dhe të jetojë një jetë normale përsëri. /Daily Mail/

FOTO GALERI
2/5
Schlossar pranoi akuzat dhe rrjedhimisht u dënua me nëntë muaj burg nga gjykata e Leicester.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA