Festivali “Marie Kraja”/ Artistët në garë do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare

26/03/2024 15:00

Edicioni i njëzetë i Festivalit Ndërkombëtar Të Vokalit Operistik “Marie Kraja” do të  zhvillohet në Tiranë në datat 28-29  Mars.

Gjashtëmbëdhjetë konkurrentë, nga e gjithë bota do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e themelueses së operës shqiptare “Marie Kraja”. Ata do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e përbërë prej disa prej drejtuesve të operave të mëdha evropiane, menaxherë artistikë nga më të rëndësishmit, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të bëjnë hapa të vlefshëm në karrierën e tyre të ardhshme.

Juria është e përbërë nga: Cecilia Gasdia, Drejtore e Përgjithshme e “Arena di Verona Foundation”, Zana Çela, Presidente and Themeluese e “Marie Kraja”; Alessandro Ariosi, President i “Ariosi Artists Management” Los Angeles; Christoph Seuferle , Drejtor i Deutsche Oper of Berlin; Tobias Hasan, Karen Stone, Julia Lagahuzère, Ervis Gega, Vikena Kamenica etj.

Në natën e parë, 27 mars, pa praninë e publikut këngëtarët do të konkurojnë vetëm përpara jurisë, ku në qetësinë e duhur do të vlerësohen teknikisht. Kurse dy netët e tjera do të jenë të ndërtuara në formën e spektaklit, i cili në sajë të bashkëpunimit me Top Channel, gjatë të dyja netëve do të mund të shijohet nga të gjithë, me regjinë e Redi Trenit.

Emra të njohur si Eneda Tarifa, Elhaida Dani, Kamela Islamaj, Venera Lumani, Lind Islami, Era Rusi, Kejsi Tola dhe Enxhi Nasufi do të këndojnë krah këngëtarëve operistikë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA