
25/02 09:55
Ish-sulmuesi i Real Madrid, Manchester City dhe Milanit, Robinho është dënuar me 9 vite burg për përdhunimin e një vajze shqiptare dhe ditën e djeshme, gjykata e Lartë në Brazil konfirmoi vendimin e gjykatës italiane, duke vendosur se Robinho duhet të vuajë dënimin në Brazil.
Në gjykatën e Milanos, në vitin 2017 Robinho dhe 5 brazilianë të tjerë u shpallën fajtorë për përdhunimin në grup të një 22 vjeçarje shqiptare pasi e kishin dehur në një klub nate në vitin 2013.
Dënimi u konfirmua nga një gjykatë apeli në vitin 2020 dhe u vërtetua nga Gjykata e Lartë e Italisë në vitin 2022.
Top Channel