Në shtëpinë e Big Brother VIP dinamikat dhe debatet sa vijnë e shtohen, teksa banorët janë përballur me sfida të shumta. Me pjesëmarrjen e veçantë të fituesit të edicionit të kaluar, Luiz Ejlli.

Luizi do të jetë gjatë gjithë spektaklit të sotëm në studio, ku do të japë opinione për disa nga situatat e “BBV3”.

Ndërkohë, Luizi u shpreh për këngën më të re “KCE”, teksa tregoi më shumë për pritjen e vogëlushes me Kiarën.

“Gjinekologu më tha, është i vetmi rast që s’ka nevojë për ADN. Dihet që është fëmija yt sepse kërcen (qesh)”, tha ai.

Por a ka gjetur dyshja një emër për bebin? Ja si shprehet Luizi:

“Nuk do i thërras kurrë në emër, por zemra ime, shpirti im, princesha ime.”

Top Channel