Ish-konkurrentja e “Dancing With the Stars”, Juliana Nura, në një deklaratë të bërë së fundmi ka pohuar se është arrestuar nga policia serbe, në ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Nura tregoi se disa policë serbë, të cilët ishin të veshur si policisë të Kosovës e lidhën me pranga rreth dy orë dhe tentuan që ta dhunonin. Sipas saj kjo ndodhi në ditën kur ishte kthyer nga Amerika për të festuar në Brezovicë. Pasi e ndaluan ajo tha se u nervozua aq shumë, sa i shau në gjuhën shqipe.
“Dua t’ju tregoj një ngjarje që më ka ndodhur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2024. Jam në Shtërpcë për momentin, ky qytet është i serbëve para se të shkosh në Brezovicë, dhe jam duke shkuar unë për një takim. Hera e parë në jetën time që u futa në burg dhe më lidhën me pranga sepse unë erdha nga Amerika për të festuar dhe vendosa të shkoj në Brezovicë.
Madje ja ku jemi, këtu jemi te policia, më lidhën me pranga për dy orë, dhe po dua t’ju tregoj se atë ditë, ishin disa policë serbë, të veshur si Policia e Kosovës, më folën serbisht në Ditën e Pavarësisë së vendit tim. Nuk di nëse është mirë që po e them këtë publikisht, por më preku aq shumë, sa i shava në shqip.
Me brengë u thashë ‘na keni masakruar’ dhe ata më përgjigjen ‘ne thjesht po bëjmë punën tonë për pavarësinë’. Unë s’jam nacionaliste, por dua të theksoj: gjuha e parë në Kosovë është shqipja.
Kushdo që jeton në këtë vend të bukur duhet të mësojë shqip. Pastaj vjen anglishtja si gjuhë ndërkombëtare. Më ofenduan, më mbyllën në makinë dhe u munduan të më gjuanin me shuplakë, asnjë polici nuk ia lejoj këtë, sepse nuk është e drejtë të bëhet diçka e tillë”, tha ajo.
Top Channel