Sara Gjordeni pas daljes nga Big Brother VIP ka folur edhe për fshirjen e fotove të saj dhe të Bardhit, nga Instagrami i këtij të fundit.
Ajo tha se ka kontaktuar me menaxherin dhe se nuk ka hatërmbetje mes tyre.
Ndër të tjera Sara shtoi se kur Bardhi të përfundojë rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, mund ta marrë vendimin vetë nëse do t’i rikthejë.
“Kam kontaktuar me menaxherin e Bardhit, janë thjesht të neutralizuar. Nuk ka hatërmbetje. Thjesht kanë lënë gjërat në dorën tonë, jo në të menaxherit. Arsyeja që janë fshirë ka qenë për shkak të debateve dhe luhatjeve që kam pasur me Bardhin, ata kanë vendosur që ti fshijnë dhe kur të dalë Bardhi do ti vendosë vetë”, tha ajo.
Ish-banorja foli edhe për marrëdhënien me të tjerët, teksa u shpreh se Egla e ka dashur më shumë në atë shtëpi.
“Egla më ka dashur në shtëpi, jam nga të paktat që nuk jam ofenduar nga Egla. Ajo më ka dashur por kurrë se ka shprehur hapur. Për shembull marrim rastin që kur ishte zinxhiri i shpëtimeve, Egla shpëtonte Bardhin që më pas ai të më shpëtonte mua”, tha ish-banorja e Big Brother VIP.
Top Channel