Nikki Haley mposhti Donald Trumpin në zgjedhjet paraprake republikane në Washington DC, duke shënuar kështu fitoren e saj të parë në fushatën për sigurimin e nominimit të partisë së vet në presidencialet e nëntorit 2024.

Hailey humbi përballë Trumpit në vendlindjen e saj, Karolinën e Jugut. Ajo humbi në Karolinën e Jugut, shtetin e saj të lindjes. Me fitoren e shënuar tani, ajo bëhet praktikisht gruaja e parë që fiton një zgjedhje paraprake republikane në historinë e SHBA. Trumpi megjithatë në total ka një epërsi të madhe ndaj saj, dhe me shumë gjasë do të përballet me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit. Partneri amerikan i BBC-së, CBS, raporton se Haley do të marrë të 19 delegatët republikanë e Uashington DC, çka e çon në 43 numrin e delegatëve të saj në mbarë vendin – shumë më pak se 247 delegatët e ish-presidentit.

“Amerika do të dërrmohet nëse bëjmë zgjedhje të gabuara. Kjo nuk ka qenë kurrë për mua apo për të ardhmen time politike. Ne duhet të mposhtim Joe Bidenin në nëntor. Unë nuk besoj se Donald Trump mund ta mposhtë Joe Biden. Pothuajse çdo ditë, Trump nuk bën gjë tjetër veçse i largon njerëzit”, u shpreh Nikki Haley..

Uashingtoni është një prej juridiksioneve më të mëdha në vend të demokratëve dhe në qytet ka vetëm afër 23.000 republikanë të regjistruar. Demokrati Joe Biden kishte fituar këtë qark në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020 me 92 për qind të votave. Pas fitores së Haley, fushata e Trumpit lëshoi një deklaratë sarkastike, duke e uruar atë dhe duke e cilësuar si “Mbretëresha e moçalit nga lobistët dhe personat që punojnë në institucionet në Uashington të cilët duan të mbrojnë status quo-n e dështuar”. Në vitin 2020, Trumpi i kishte fituar zgjedhjet paraprake në Washington.

Top Channel