“Çfarë është ky SKY, ku i gjetët provat?”/ Avokati përplaset me gazetaren: I shohim ne si janë bërë dosjet! Ia kthen Hoxha: S’jemi në gjyq

20/05/2024 22:32

Grupet kriminale që goditi Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion gjatë megaoperacionit “Metamorfoza 2” dhe mënyra si ka hetuar kjo prokurori u bënë temë debati sonte në studion e “Top Story”.

Gazetarja Anila Hoxha u përplas me avokatin Gentjan Rumano, i cili vë në pikëpyetje nëse gjykata do t’i konsiderojë si provë përgjimet nga SKY EncroChat.

Hoxha: Dy vite më parë, askush nuk e dinte që kishte nisur kontrolli në SKY dhe në një moment ish-deputeti socialist Arben Ndoka njoftohet nga një oficer i lartë policie. Dhe ky komunikon me miqtë e tij dhe i thotë bëj kujdes se po përgjohemi

Rumano: Këto mund të jenë hamendësime!

Hoxha: Ata marrin masa, kur ai thotë bëj kujdes kur të kalosh se ka kamera, si e dinin? Ju e hamendësoni se ku ka pasur kamera në rrugën që bëtë deri këtu?

Rumano: Kjo është kot!

Hoxha: Ju thoni që ata hamendësojnë, nuk luajnë ata

Rumano: Nuk i përfaqësoni ju në procese gjyqësore, i shohim ne si janë bërë dosjet

Hoxha: Patjetër, por nuk jemi në gjykatë, këtu do flasësh me prova

Rumano: Nuk flasim në ajër ne avokatët

Hoxha: Fole për hamendësim

Rumano: Mënyra si sillen dosjet në gjykatë, më bën të dyshoj që dhe ky rast të jetë një nga ato si ka ndodhur në proceset e tjera. Unë nuk jam kundër që të luftohet krimi i organizuar, por jam kundër standardit

Karamuço: Të njëjtin standard po bën Belgjika e Holanda me SKY

Rumano: Ka gjykatë që ka kaluar filtrin aty

Karamuço: Pse kjo s’e ka kaluar?

Hoxha: Ti me mënyrën si operon, nuk e lejon dot gjykatën të vlerësojë në mënyrë komforte, se po të vlerësojë ndryshe, ndodh ajo që themi, që është e kapur gjykata. Sa dosje të tjera kanë shkuar pa u verifikuar

Hoxha: Edhe vetë SPAK thotë prezumim i pafajësisë, por nuk flitet vetëm për përgjime. Çështjes i janë bashkangjitur edhe dosje të tjera, s’ma lejon etika të tregoj dosje të vjetra, por di edhe unë që ka pasur dosje në emër të dikujt që kanë kaluar në emër të dikujt tjetër më pas…

Hoxha: E di unë ku do ta përdorni asin nën mëngë, sa material ka ardhur me letër porosi dhe sa me email!

Rumano: Çfarë është SKY mo, nga e more. A e konsideroni përgjim. A ka një ligj si do të merret përgjimi?!

Top Channel