U sulmua me vezë në Nju York, reagon Rama: Flamurin shqiptar e kam ngritur më shumë se kurrë para botës, pulat histerike që çarten rrugëve ta mbajnë vath në vesh se… Gazetari Flamur Veizi, në një lidhje live për “Top Story”, për dosjen e SPAK “Metamorfoza”, pjesë e së cilës është edhe Emiljano Shullazi, tha për këtë të fundit se komunikonte në SKY ESC nga regjimi ’41 biss’.
Shullazi ishte i dënuar me bandën e tij për vepra të mëparshme të rënda kriminale. Nga komunikimet në aplikacionin SKY rezulton se Emiljano Shullazi ka komunikuar me informatorin që ishte porositur të ndiqte lëvizjet e Durim Bamit.
“Flisnin nga burgu me SKY ESC, Emiljano Shullazit i është dhënë urdhri për t’u futur në 41-biss, si ka mundësi kur ishte në biss jepte informacione dhe urdhra për vrasje. Në 2019-ën deri në fund të 2021-shit, Sky i Shullazit përdorej nga burgu, kush shkruante nga telefoni i tij? Ke mesazhe që përdorej telefoni i tij në atë kohë”, thotë gazetari.
Sipas tij, SPAK i ka pasur të dhënat e SKY që para tre vitesh dhe i ka shtyrë qëllimisht, ndërsa thekson se kanë pritur këtë platformë për të vepruar.
“Edhe në këtë rast SPAK e ka bërë punën, por para SKY prisnin kur të pendoheshin vetë ose kur të vinte një material nga jashtë shtetit. Çfarë kanë bërë, dosjet e mëparshme i kanë pezulluar, ndryshonin akuza”, tha ai.
Top Channel