Arratisja spektakolare nga Prokuroria greke dhe jeta prej biznesmeni në Angli, pas 11 vitesh… 33-vjeçari shqiptar rikthehet në burg

04/03/2024 13:06

Një 33-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Anglia në Greqi, ku do të vuajë edhe 15 vite burg.

Ai u arratis në vitin 2013 nga Prokuroria në Larisa të Greqisë, teksa efektivët pop e shoqëronin në ashensor, pasi prokurorët kishin kërkuar 17 vite burg për të.

Pas arratisjes ai arriti të futej në Angli dhe prej vitesh të punonte në ‘biznesin’ e tij të paligjshëm, derisa ra në gjurmët e policisë. Pas arrestimit për drogë, u zbulua se ndaj tij kishte dy urdhër-arreste dhe se ishte i dënuar me 17 vite burg në Greqi.

Ndërkohë, pas dy vitesh në burgun anglez, shqiptari tashmë i është dorëzuar autoriteteve greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA