Roza është përplasur ashpër me Bardhin dhe shkak për këtë janë bërë provokimet e këngëtarit, i cili u zotua që t’ja bënte jetën ferr në shtëpi që pas gjestit ofendues që ajo bëri ndaj Sarës duke aluduar se ajo është përdoruese kokaine.

Në kundërpërgjigje Roza i tha se ‘ti do të kapesh me mua, por s’ke testikuj’, je bërë gazi i botës duke dështuar të mbrosh femrën tënde dhe tani “gjete radhën që të bëje burrin para meje”.

Roza: Bardhi, të kesh testikuj që të përballosh atë që ke në krahë njëherë, pastaj merru me ne të tjerët. Ti si del dot për zot atë që ke në krah dhe gjete të bësh burrëri me mua, fytyra jote. Bëje burrin tani Bardhi.

Bardhi: Jo se bëj se kam frikë.

Roza: Ke ndonjë gjë për të thënë Bardhi? Bëje burrin tani.

Bardhi: Se bëj se kam frikë. S’kam, nuk kam testikuj.

Roza: S’ke fare, se ke pasur lloj-lloj situatash ku mund te reagoje dhe të bëje burrin… Edhe unë dhe fantazma (Meritoni) një dite arritëm në të njëjtin mendim që ti edhe kur duhesh të reagosh si burrë s’ke reaguar. Si unë dhe fantazma kemi mbetur gojëhapur.

Bardhi: S’kam, se nuk mund që ta vërtetoj.

Roza: Unë dhe fantazma arritëm në një përfundim, që ti s’ke reaguar kur duhet të reagoje më disa situata si burrë, dhe ti s’ke reaguar.

Bardhi: Kur dalim nga këtu t’i tregoj pa asnjë problem. A do me i pa?

Roza: Kur të dalim nga këtu, s’do të bjeri rasti më të parë më. Unë skam ça bëj se jemi në një shtëpi, dhe ti gjete radhën që të bëje burrin para meje. Ti burrin ta kishe bërë me kohë sepse je bërë gazi i botës. Me këtë sjellje jo burrnie që tenton të më provokosh mua, tentativë e dështuar… Unë jam këtu para teje.

Top Channel