Rezervuari i Kurjanit në Roskovec po thahet.
Çdo ditë konstatohet një rënie e nivelit të ujit për shkak të thatësirës dhe mungesës se reshjeve, situatë që ka shkaktuar ngordhjen e mijëra peshqve në cekëtinën e rezervuarit.
Drejtori i Bordit Kullimit dhe Vaditjes ne Bashkinë Roskovec Agron Dardha është shprehur se situata është mjaft alarmante dhe rrezikon vaditjen për fermerët të cilët mund të dështojnë në mbjelljet e pranverës.
“Kjo situate është e pa ndodhur më parë ndërsa kërkohet ndërhyrje e menjëhershme pasi rrezikon bujqësinë”, tha një fermer.
Por edhe në vijimësi për stinën e nxehtë të verës. Kjo situate i është përcjellë edhe ministrisë së Bujqësisë për gjetjen e një zgjidhje e cila do të ishte vënia në funksion e stacionit të pompimit të Matkës për të furnizuar këtë rezervuar ndërsa ende janë ne pritje”, u shpreh Agron Dardha, drejtor i bordit të Kullimit e Vaditjes, Bashkia Roskovec.
Rezervuari i Kurjanit ka një sipërfaqe prej 350 hektarë dhe mundëson ujitjen dhe kullimin e 5 mijë hektarë toke bujqësore në Roskovec. Kapaciteti mbajtës i digës së rezervuarit shkon në 32 milion metra kub ujë.
Top Channel