Zjarr në një servis automjetesh në Shkodër! Zjarrfikësit shuajnë flakët, dyshimet e para…
28/02/2024 07:51
Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në një fshat të Shkodrës.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri, në servisin në pronësi te shtetasit G. P., 38 vjeç, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.
Top Channel