Një 51-vjeçar është vënë nën hetim dhe i biri është shpallur në kërkim për kontrabandim të rrobave nga Turqia.
Babë e bir i vendosnin veshjeve logo dhe etiketa false të disa markave dhe i shisnin me çmime shumë të larta.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Babë e bir magazinonin këto veshje në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën “5 Maji” dhe pasi i vendosnin logot dhe etiketat e markave të njohura, i shisnin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel