Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi në “Top Story” se djali i madh i familjes Meta ka qenë i dhunshëm.
Sipas tij presioni nga i vëllai mund ta ketë shtyrë Hygerta Metën të pranojë se e ka kryer ajo krimin.
Ndërkohë gazetarja Dorjana Bezat deklaroi se Blerina Meta nëna e tre fëmijëve të arrestuar ndodhet tek shtëpia e prindërve të saj në Laç.
Kjo familje, sipas saj ka gjithashtu probleme, pasi nëna e Blerina Metës ka vrarë vjerrën dhe plagosur bashkëshortin (babai Blerinës) disa vite më parë.
Ervin Karamuço: Kanë edhe një zhvendosje këta në logjikë. Edhe djali i madh ka qenë i dhunshëm. Disa të dhëna të tërthorta, Hyseni ka jetuar jashtë shtetit, vajtje-ardhje. Ky është nën efektin e lëndëve narkotike, dhe mund të kërkonte para. Ku ka krijuar frikë në familje. Këta janë bërë përpara faktit të kryer se do ta bëjmë. Deklarata e parë ishte për të hequr edhe atë trysninë e vëllait, hajde se po e bëj unë se mos më bën gjë vëllai. Është vrasje e momentit.
Armand Bajrami: Në momentin që janë të arrestuar të tjerë, nuk mendoj që i mban më frika. Me një vëlla të arrestuar, do të tregojë të vërtetën.
Dorjana Bezat: Nëna është tek familja e saj në Laç, pasi ka frikë se mund t’i bëjnë gjë. Ajo rrinte vetëm me fëmijët e saj dhe ka raporte vetëm me vëllezërit e saj. Duke qenë se edhe atje kanë probleme dhe përçarje për shkak se nëna e Blerina Metës ka vrarë vjehrrën dhe plagosur burrin. Ka vuajtur dënimin për këtë. Pasi ka dalë nga burgu i kanë sheshuar gjërat dhe tashmë me ta jeton edhe Blerina. Pra jeton me prindërit e saj.
Top Channel