Një Zarf i Zi mbërriti gjatë ditës së sotme në shtëpinë e Big Brother VIP.

Gjatë prime-t, moderatori Ledion Liço kërkoi të hapej zarfi, i cili u lexua nga Bardhi.

Aty u treguan disa nga thyerjet e rregullave si ofendimet, prekjet fizike dhe keqpërdorimi i emrit të Vëllait të Madh.

Pas transmetimit të klipit, ku u treguan rastet konkrete, Vëllai i Madh ka vedosur të kalojë automatikisht në nominim Julin, Eglën, Sarën dhe Gazin.

Njëri prej tyre do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri gjatë së martës.

Top Channel