Një Zarf i Zi, “krisje” mes miqësive dhe çifteve/ Ja ku mund ta ndiqni LIVE spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP”

24/02/2024 20:24

Teksa javët kalojnë, situatat dhe dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP3” shtohen.

Çiftet e shtëpisë kanë qenë protagonistë, me Sarën dhe Bardhin që duket se i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, ndërsa Romeo dhe Heidi kanë pasur debatet e para.

Por jo vetëm dashuritë, pasi edhe miqësitë po vihen në provë, teksa Juli dhe Gazi kanë pasur debate të forta. Një Zarf i Zi ka dënuar Ilnisën pasditen e djeshme, por sot, një tjetër ndodhet në shtëpi. Çfarë ka në brendësi këtë herë?

Për këto dhe shumë të tjera, do të keni mundësi ta ndiqni spektaklin LIVE, në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2“, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

“Big Brother Vip” sonte, nën drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në ekranin e Top Channel!

Top Channel