Dyshohet se vodhën paratë e pensionit të bashkëshortit, 73-vjeçarja denoncon punonjëset e postës në Shkodër

24/02/2024 11:33
Foto Ilustruese

Arkëtarja dhe llogaritarja e Zyrën Postare Shkodër janë vënën nën hetim, pasi dyshohet se vodhën pensionin e një qytetari.

73-vjeçarja, bashkëshortja e qytetarit denoncoi në polici rastin e rëndë të ndodhur gjatë periudhës 2018-2021.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset E. D., 31 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. Z. (L.), 47 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyra përkatësisht arkëtare dhe llogaritare në Zyrën Postare Shkodër, pasi ka kallëzuar një 73-vjeçare se gjatë periudhës 2018-2021, këto shtetase kanë shpërdoruar detyrat, duke përfituar paratë e pensionit të bashkëshortit të saj. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi”, sipas policisë.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA