11 punonjëse të fabrikës së huaj që merret me prodhimin e pajisjeve elektrike për automjetet, kanë përfunduar në spital me shenja helmimi.
Një punëtor i fabrikës që do të ruaj anonimatin pasi ka frik se e heqin nga puna, ka thënë për Top Channel se janë spërkatur me ilaç miu disa pjesë llastiku që shërbejnë për mbështjelljen e kabllove dhe që punëtoret i kalojnë në duar. Ky është rasti i dytë brenda një muaji e ndërsa mbrëmë situata ka qenë me e rënduar, ku shumë punëtorë kanë patur të vjella dhe gjendje asfiksie.
Në një prononcim për mediat, nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 11 paciente me shenja të lehta intoksikimi. Ato janë duke marre ndihmën mjekësore , ndërsa nuk kanë asnjë rrezik për jetën.
Punonjëset janë duke u dërguar në urgjence me mjetet private të firmës, e cila nuk e ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës.
Drejtuesi të kompanisë YURA nuk ka dhënë asnjë deklaratë për momentin.
Top Channel