Graciano ishte i eliminuari nga Big Brother VIP 3 natën e djeshme.
I pyetur se pse nuk takoi asnjë nga banorët pas largimit nga Shtëpia, Graciano u shpreh se është një person emocional që kreu veprime emocionale ndaj nuk donte t’i takonte.
Por kush do ta fitojë, sipas mendimit të tij, Big Brother? Graciano thotë Juli. Sipas balerinit, loja e aktorit është shumë e rafinuar.
Ledioni: Pse nuk takove asnjë?
Graciano: Unë jam shumë emocional dhe kam bërë veprime emocionale prandaj dola duke mos takuar asnjë.
Ledioni: Ishe shumë i lezetshëm aty brenda për hir të së vërtetës.
Graciano: Nuk jam pishman për çfarë kam bërë, unë u futa për të luftuar dhe ky ishte testi më i madh. Ose do të luaja fort për të ecur shumë ose do të dilja në fillim. Nuk jam futur për të shtyrë ditët.
Ledioni: Ti del nga një televotim i fortë, por ka edhe nga ata brenda shtëpisë si Juli që thonë se ti e harxhove të gjithë municionin tënd.
Graciano: Po, ndoshta. Por doja ti dilja ballë çdo situate. E kuptova mirë çfarë banorët po bënin dhe mendova se kisha të drejtë të luftoja me secalin. Kjo nuk ka qenë rruga e duhur dhe ja ku jam, por realisht e shijova shumë këtë gjë.
Ledioni: Për çfarë do të të marrë malli më shumë?
Graciano: Për çdo sekondë në atë shtëpi, është me fat kushdo që është aty brenda dhe këtë e kam thënë përherë. Do të më marrë malli për emocionet, për debatet, për Romeon, për Eglën…
Arbri: Sipas mendimit tënd kush e fiton Big Brother?
Graciano: Është shumë herët për ta thënë, por loja e Julit është e rafinuar shumë.
Arbri: Juli domethënë?
Graciano: Deri tani mendoj se loja e Julit është në shina dhe shumë e kontrolluara.
Top Channel