Këto ditë nuk kanë qnë aspak të mira për Bardhin dhe Sarën, të cilët u përballën me një krizë në lidhjen e tyre.

Sara është shprehur më parë se do ta nxjerrë nga shtëpia Bardhin, gjë që e mohoi gjatë prime-t të sotëm.

Ajo tha se e ka thënë në nerva e sipër, pasi nuk e do një gjë të tillë.

Nga ana tjetër Bardhi tha se ka pasur paqartësi për marrëdhënien e tyre.

Sara: Sa i përket palës së tretë, unë përgjigje nuk kam pritur nga ai por kam pyetur produksionin (ish-i dashuri boksier). Kam kërkuar që të mar vesh rezultatin sepse kam investuar në mënyrat e mia për atë gjë (ndeshja). Gjërat me atë janë mbyllur, nuk pres më asgjë, ai i ka gjërat e qarta. Unë përgjigjen e mora me dronin dhe se ai ka rënë dakord me lidhjen time këtu. Bardhi ka ardhur tek unë duke më akuzuar. Më vjen keq që për çiftin tonë, ka nisur narrativa që unë jam për lojë ndërsa Bardhi jo. E kam thënë në nerva e sipër do ta nxjerr Bardhin nga shtëpia. Unë nuk e vë lojën përpara.

Bardhi: Me të thënë të drejtën mezi kam protur t’i shoh. Kur ka dashuri ka edhe debate. Debatet filluan me një ide të Sarës që unë nuk e zbatova. Paqartësitë e mia i kam pasur disa herë në shtëpi. Për mënyrën se si ka kërkuar distancë, e kuptova sot që e ka pasur prej familjarëve.

Arbër Hajdari: Unë vlerësoj dhe besoj sinqeritetin e Sarës.

Ori Nebiaj: Më pëlqen… por e di ca mu kujtua, një shprehje ‘njerëzit e mirë ato të shpisë’. Përderisa u pajtuan, unë dua të them vetëm një gjë, të dyja palët duhet të përshtaten.

Sara: Arbër përgjigja jote ishte e sinqertë apo ironi?

Arbër Hajdari: E sinqertë more. 

Top Channel