“Brigadieri i shtëpisë”/ Agravon debati mes Romeos dhe Julit: Më vjen keq që ke përfunduar në këtë gradë, po ia bën vetes

20/02/2024 21:35

Romeo dhe Juli kanë debatuar me njëri-tjetrin gjatë prime-t të sotëm të Big Brother VIP.

Situata mes tyre ka agravuar në tone të ashpra, në të cilat të dyja palët kanë shpërthyer me akuza.

Shkak i kësaj situate ka qenë mënyra se si secili ka vendosur të luajë brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Romeo: Juli është një personalitet, një super aktori. Mua më vjen keq që përfundon në këtë lloj grade. Prandaj i lash që të qetësohej. Juli nuk ka argumenta. Nuk flet të vërteta dhe bie në gropën që krijon vetë. Juli ku bëhet me nerva i flet goja para mendjes. Ai edhe ofendon.

Juli: Ku të kam ofenduar unë ty?

Romeo: Ti edhe në humor je banal. Juli nuk ka argumenta. Ai të gjithë ushtarët e tij po i nxjerr jashtë.

Ledion Liço: Atëhere fol me emra Romeo.

Romeo: Juli sapo lëshoi Gazin, sapo e lëshoi nga vilajeti i vet derisa ta nxjerri. Ledjonën që e ka shoqe.

Juli: Ju e dëgjuat mentalitetin e brigadierit të shtëpisë.

Romeo: Ty të dhemb, nuk ke argumenta. Ti nuk thua emra. Je frikacak. Ma thuaj me emra kë kam ushtar?

Juli: Si kë ke ushtarë? Romeo ti i konsideron njerëzit ose si ushtarë ose si shokë.

 

Top Channel