Berisha flet për skenar që do asgjësonte opozitën: E bëri mafia ndërkombëtare, qytetarët sakrifikuan dhe luftuan

20/02/2024 19:30

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për një skenar ‘të mafies ndërkombëtare që synonte të asgjësonte opozitën e vërtetë’.

Teksa iu drejtua protestuesve përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e tij, Berisha tha se ishin qytetarët ata që sakrifikuan interesat personali dhe ‘luftuan me të vërtetën’.

Në një skenar të Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare, që synonte të asgjësonte opozitën e vërtetë, ju vendosët të sakrifikonit interesat personale dhe të luftoni me gjoks, ballëlartë për të vërtetën. Të bindur se kjo ishte rruga për të mbrojtur dinjitetin tuaj, për të mbrojtur opozitën, sovranitetin, pluralizmin, interesin kombëtar, të ardhmen e Shqipërisë”-tha Berisha.

FOTO GALERI
4/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA