Ernest Muçi është zyrtarisht lojtari më i ri i Besiktas.
Sulmuesi “kuqezi” ka zbarkuar ne Turqi, ku do të qëndrojë deri në verën e 2027-ës, teksa në fjalët e para i lojtar i Besiktas u shpreh shumë i lumtur, duke shtuar se kjo është një ëndërr e bërë realitet.
“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një ëndërr e bërë realitet për mua që të luaj për një klub kaq të madh. Mezi pres të përshëndetem me të gjithë tifozët, të takoj lojtarët dhe trajnerin. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi legjendar në Turqi. Transferimi ndodhi shumë shpejt. Unë isha në hotel, sepse do të luaja ndeshjen e radhës me Legian. Kështu që ndodhi shumë shpejt. Në mëngjes udhëtova drejt Varshavës që të isha këtu. Jam shumë i lumtur që u krye ky transferim sepse është një nder për mua që të jem pjesë e një klubi kaq të madh si Besiktas”,-u shpreh Ernest Muçi
Fjalë këto që u pëlqyen nga tifozët e Besiktas-it. Ndërsa Ernest Muçi do të mbajë veshur fanellën me numrin 23.
Përpos sulmuesit shqiptar edhe presidenti i Besiktas, Hasan Arat u shpreh shumë i lumtur për këtë transferim, teksa theksoi se Muçi ishte një objektiv i klubit prej kohësh.
“Ernest Muçi, urime lojtarit dhe Besiktas-it. Shpresoj se së bashku do të arrijmë suksese. Ernest Muçi ishte një lojtar që trajneri ynë e donte prej kohësh dhe kishte dy muaj që punonte për të. Jemi të lumtur që ky transferim u mbyll me sukses”-tha numri 1 i klubit turk.
Top Channel