Gazetari Andi Vrapi, i ftuar në “Breaking” në Top News, komentoi çiftin Ilnisa – Meriton në “Big Brother VIP”.

Sipas tij, shanset që çifti të ndahet janë të mëdha.

“Shanset që Meritoni dhe Ilnisa të konfliktohen me njëri-tjetrin për shkak të mosdakordësive janë shumë të mëdha. Është një çift që gjeneron shumë probleme. Kam pritur që Meritoni do të ketë shumë mbështetje jashtë. Nuk e ka aq shumë, sepse mendoj që loja që ka zgjedhur nuk është ajo e një strategu”.

Gazetari u shpreh se nëse Meritoni shkon në krahët e Rikes, kjo do t’i jepte shumë pikë në lojë Ilnisës.

“Në momentin që Meritoni mund të zgjedhë të shkojë në kahun e Rikes, që mund të jetë një tradhti që mund t’i bëjë Ilnisës, kjo do ta çonte direkt Ilnisën në finale”.

Top Channel