Ish-partneri i Sara Gjordenit, Endrik Beba, që do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 3” nga e marta, komentoi raportin e modeles me Bardhin.

Sipas tij, Sara dhe Bardhi shkojnë si çift, por dyshon nëse marrëdhënia mes tyre është e vërtetë.

“Shkojnë shumë bashkë. Shpresoj të jetë diçka e vërtetë për të mirën e tyre. Dua t’i njoh si banorë që janë brenda në shtëpinë e Big Brother”.

Këngëtari u shpreh se nuk ka asnjë emocion për Sarën, pasi historia e tyre është mbyllur nëntë vite më parë.

Ne kemi pasur një histori bashkë, që ka nisur në vitin 2015 dhe mbaroi në 2015. Kur e kam parë që ishte pjesë e BBV, ishte surprizë. Është një histori e mbyllur dhe që ka ngelur aty. Ne kemi pasur përplasje edhe në televizionet e tjera dhe unë personalisht nuk jam ndjerë asnjë emocion dhe realisht është një kapitull shumë i mbyllur.

Top Channel