Kishte ardhur në Anglia, 23-vjeçari përplas taksistin me “BMW” në Shkodër

01/02/2024 12:05

Një 23-vjeçar, banues në Angli ka përplasur me makinë një taksi të ndaluar në rrugë në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “Skënderbeu”, ku 23-vjeçari po udhëtonte me një makinë “BMW”.

Si pasojë e kësaj përplasje është dëmtuar shoferi taksist, i cili përfundoi në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA