Valltarët shumëngjyrësh ‘Parachico’ vërshojnë në paradën e jugut të Meksikës (fotot)

18/01/2024 19:35

Si pjesë e celebrimeve të Gostisë së Madhe, kërcimtarë të maskuar “Parachico” kishin dalë në një paradë shumëngjyrëshe në rrugët e Chiapas për falënderimet tradicionale ndaj shenjtorit Santo Antonio, Zoti i Esquipulas dhe San Sebastian.

Kërcimtarët mbanin statuja të shenjtorit që i linin në vendndodhje të ndryshme lutjeje në qytezën e Chiapa de Corzo, në traditën e përfshirë në trashëgiminë botërore të UNESCO prej vitit 2010.

Eventi e ka origjinën në bashkimin e kulturave katolike spanjolle dhe atyre lokale indigjene, shkruan rrjeti AFP.

Festivali i Chiapa de Corzo zhvillohet zakonisht në gjysmën e dytë të janarit dhe njihet për maskat e drunjta karakteristike “montera”, me pamjen e flokëve të spanjollëve gjatë kohës së kolonizimit.

Të veshur kështu ata kërcejnë në rrugë nën tingujt e daulleve dhe të flautit lokal të quajtur  “pito”.

“Ne kërcejmë sepse është e rëndësishme të shërohet shpirti, trupi dhe jeta. Kjo i përshtatet devotshmërisë ndaj shenjtorëve dhe Zotit që ata të na shpëtojnë”, tha më herët një nga organizatorët e vjetër Guadalupe Rubisel Gomez.

Ai shtonte se kërcimi zhvillohet prej gati tre shekujsh në nder të Jezusit, të njohur ndryshe si  Zoti i Esquipulas dhe dy shenjtorëve Antoni Abad e Saint Sebastian.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA