Kujdestari i kopshtit shpëton urangutangun duke i dhënë ‘ndihmë të shpejtë’ pasi ra në moçal (video)

08/01/2024 16:09

Një punonjës inteligjent i një kopshti zoologjik ka shpëtuar në mënyrë dramatike një orangutang që ra në liqenin dekorativ teksa përpiqej të arrinte ushqimin e hedhur ne bregun e pjerrët nga një vizitor.

Në pamje e pabesueshme tregohej sesi punonjësi hero u hodh në ujin e liqenit në kopshtin zoologjik Vinpearl në qytetin Phu Quoc që është dhe ishulli më i madh në Vietnam.

Video e incidentit të së premtes tregon majmunin që përpiqet të zgjatët poshtë bregut të betonit, por aksidentalisht bie në ujë.

Orangutangu shihet që përpëlitet në ujë deri nis të zhdukej duke u fundosur.

Punonjësi hedh fillimisht një komardare drejt majmunit por më pas futet vetë për ta shpëtuar duke e nxjerrë jashtë.

Të tjera pamje tregojnë punonjësin e kopshtit që nis të krye verimet e ndihmës së shpejtë ndaj urangutangut për ta risjellë në jetë.

Kopshti zoologjik që ka rreth 3,000 kafshë konfirmonte se orangutangu kishte mbijetuar dhe është në gjendje të stabilizuar.

Një tjetër zëdhënës tha se tabelat e kopshtit u tregojnë vizitorëve të mos ushqejnë kafshët përveç vendeve ku kjo lejohet, por përsëri njerëzit nuk i japin rëndësi udhëzimeve.

Orangutangët duket se kanë humbur aftësinë natyrale për të notuar prej kohës që kalojnë në pemë, por besohet se mund të mësojnë në mënyrë të ngjashme me njeriun, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA