Punonjësja e shtëpisë së funeralit shtypet për vdekje në aksidentin horror gjatë ceremonisë

06/01/2024 16:59
Viktima Sally Blundell

Një punonjëse është shtypur për vdekje gjatë një ‘aksidenti tragjik në shtëpinë e funeralit ku punonte, u tha së fundmi në seancën dëgjimore të çështjes në Britani.

58 vjeçarja Sally Blundell, vdiq në degën e shtëpive të funeralit East of England Co-op në Norfolk më 1 dhjetor të vitit të shkuar.

Incidenti përfshinte një ngritëse të objekteve të rënda ndërsa shkaku i vdekjes “shtypje në gjoks nga një objekt i jashtëm”, tha mjekësia ligjore.

Titulli i postit të punës së zonjës Blundell u dha në gjyq si ‘administratore funerali’ ndërsa shtohej se kishte punuar prej disa vitesh për kompaninë.

Në deklaratën e tyre grupi East of England Co-op thanë: “Jemi të trishtuar për vdekjen e koleges e mikes tonë Sally Blundell.”

Ata shtonin se zyrtarët Breckland kishin nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Sally që përshkruhej nga Co-op si një “incident tragjik”.

Një muaj më parë përsëri në Britani një burrë u dënua me shtatë vjet burg pasi një nga vartësit e tij ra në një prerëse industriale dhe humbi jetën.

29 vjeçari David Willis, tragjikisht u shtyp për vdekje në fabrikën e procesimit të drurit e mbetjeve në  Wolverhampton./Metro/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA