‘Burri i shpellës’ largohet nga civilizimi për të jetuar pa qera, pas ‘momentit që i ndryshoi jetën’

06/01/2024 16:34

Një njeri shpellash i botës reale ka lënë pas jetën në shtëpinë e tij të bukur për të jetuar i pavarur në botën e egër.

Pasi kaloi një moment të rëndë frike që sipas tij “i ndryshoi jetën”, Donny Dust vendosi se ishte koha të mblidhte plaçkat dhe të jetonte jetën që gjithmonë kishte dashur të provonte.

35-vjeçari Donny thotë se pësoi një sëmundje të rëndë dhe kjo e frikësoi për jetën prandaj donte të jetonte pjesën e mbetur në maksimum, shkruan rrjeti The Sun.

Ai tregon: “Sëmundja më ndryshoi jetën pasi më solli në një zgjim të realitetit, më dha guximin për të jetuar jetën që desha për të gjetur vlera të vërteta, që nuk përputhem me ato që shoqëria e njohur vlerëson”.

Pasi mori vendimin ai shkoi në një pyll dhe ngriti kampin e tij në një zone te pershtatshme në Colorado, SHBA.

Megjithë dashurinë e tij për botën e hapur dhe pasi kaloi gjashtë vjet duke punuar si guidë dhe mësues i aftësive të mbijetesës, ai thotë se sfidat në të vërtetë nuk mbarojnë kurrë dhe se nuk e kishte imagjinuar se do t’i duhet të mbijetonte vërtet në xhungël me qenin e tij.

Donny ka ngritur strofkën e tij në një shpellën, ku ka vendosur krevatin mbi një pirg gjethesh e barishtesh. Në darkë ai ulet duke parë qiellin e natës teksa tymi i zjarrit ngrihet drejt qiellit dhe yjeve.

Eksperti i mbijetesës tha për rrjetin The Guardian: “Vendos shkopinj brenda mureve të shpellës dhe thaj rrobat, mbaj disa kanaçe për të ngrohur uje ndërsa kur dua të marr veten me të mirë, ngroh një kavanoz me mango të thata”.

I pyetur sesi i kalon ditët vetëm në zonat e izoluara, Donny thotë se kjo është shumë e thjeshtë pasi gjithmonë ka shumë për të bërë.

Shumicën e kohës ai del në kërkim të frutave, bimëve e rrënjëve, ndërsa rrallëherë gjuan peshk, ketra ose lepur, çka e ka bërë të vlerësojë kapjen e ushqimit.

“Kam mësuar të bëj stola guri, të ndërtoj gracka apo enë balte. Di të thaj lëkurë, janë gjëra të vogla për mua janë një vlerë e madhe, gjithashtu duhet të mbledhësh dru gjithë kohës”.

Jeta në shpellë nuk është shumë e lavdishme dhe megjithëse nuk ka njerëz të tjerë, kjo nuk do të thotë se je vetëm.

“Një natë në shpellën time zjarri ishte fikur dhe unë po flija, kur ndjeva diçka të njomë, të ngrohtë në këmbën time”.

“Kur u zgjova pashë një këlysh ariu të zi që më lëpinte këmbën. Lëshova një ulërime dhe ariu u largua”.

Donny vijon tashmë të jetë një edukator për botën e egër teksa shpërndan video të mbijetesës së tij në TikTok për të ndihmuar të tjerë të mbijetojnë në natyrë ose të jetojnë si ai.

Ai flet përditë me 10milionë ndjekësit në rrjet duke dhënë instruksione si të mbijetojmë nga “apokalipsi i zombi-ve” apo si të kalosh dimrin jashtë, duke detajuar si prodhon armët, ushqimin e tij apo si ndërton banesën.

Donny ka gjithashtu një kanal në YouTube me përmbajtje më të gjata me rekomandime e këshilla mbijetese./TheSun///

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA