Ndodhitë e papritura që provojnë se gjithmonë ‘dikush mund të ketë më pak fat se ju’ (fotogaleri)

05/01/2024 16:27

Nganjëherë disa situata të sikletshme nuk mund të evitohen sado që mundohemi.

Por ju mund të ndjeheni të keqardhur për veten ose të qeshini me to, siç bëjnë disa nga protagonistët e fotove të zgjedhura nga rrjeti amerikan DeMilked, dhe më pas nga rrjeti britanik Daily Mail.

Një grua që kërkonte të bënte një foto me kafshët e kopshtit zoologjik përfundoi me të kundërtën kur dy majmunët nisën një aktivitet intim.

Një tjetër person duhet të merrte një vendim të vështirë kur vetë fikësja e zjarrit kishte marrë flakë.

Në një tjetër rast foto familjare nuk shkoi sipas planit kur nëna derdh papritur gotën e pijes mbi fytyrën e të birit.

Në një tjetër shihet një garazh ashensor, ku një makinë parkohet mbi të edhe pse ishte i i zënë.

Teksa garazhi ngrihet që makina të dalë, ai shtyp në ballkon makinën që ishte parkuar mbi të.

Një tigër në një kopsht zoologjik në Kinë u tmerruar kur pa një kopje të tij prej pelushi që merrej me barrelë.

FOTO GALERI
5/9
Një tigër në një kopsht zoologjik në Kinë u tmerruar kur pa një kopje të tij prej pelushi që merrej me barrelë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA