Fermerët polakë bllokojnë kalimin kufitar me Ukrainën prej taksave të qeverisë së re

04/01/2024 21:42

Fermerët dhe shoferët në Poloni kanë bllokuar sot përsëri pikën kufitare të Medika me Ukrainën në protestë ndaj mohimit të subvencioneve nga qeveria e re e Donald Tusk si dhe ndaj njoftimeve për rritje të taksave.

“Duam të nënshkruajmë një marrëveshje bilaterale,” tha organizatori i protestës Roman Kondrów, duke iu referuar kërkesës për marrëveshje të shkruar me qeverinë pas garancive verbale.

Fermerët polakë kanë protestuar prej javësh kur kushtet e pafavorshme të punës dhe tregtimit të mallrave, por ndërprenë lëvizjen e tyre më 24 dhjetor pas një takimi me ministrin e bujqësisë Czesław Siekierski.

Protestuesi Roman Kondrów tha se në bisedimet me ministrin dhe kreun lokal u ishin premtuar gojarisht kërkesat e tyre por ata nuk kanë besim dhe kërkojnë një marrëveshje të shkruar.

Dje Kondrów tha se megjithse Siekierski u kishte premtuar se kërkesat e tyre do të plotësoheshin, kryeministri nuk kishte dhënë një deklaratë të shkruar.

Ministri Siekierski tha sot se në buxhet ka para të mjaftueshme për subvencionet e bujqësisë  dhe huatë por plotësimi i kërkesave do të kërkojë kohë. “Një firmë nuk mjafton pasi kjo është një procedurë”, tha ai.

Shoferët polakë kanë bllokuar disa pika kalimi më Ukrainën që prej 6 nëntorit prej avantazheve unilaterale të BE për mallrat e Ukrainës, duke kërkuar që kompanitë ukrainase të marrin leje për të operuar në tregun e bllokut.

Në dhjetor kryeministri i ri Donald Tusk tha se besonte se Varshava ishte e aftë të ndalonte protestën e shoferëve, por prej atëherë duket se kushtet e punës dhe tregtisë janë ashpërsuar .

FOTO GALERI
2/5
Protestuesi Roman Kondrów tha se në bisedimet me ministrin dhe kreun lokal u ishin premtuar gojarisht kërkesat e tyre por ata nuk kanë besim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA