Maduro quan Britaninë ‘ish-perandori e kalbur’ pas dërgimit të luftanijes në mbrojtje të Guijanas

29/12/2023 15:42

Nicolas Maduro ka paralajmëruar sot Britaninë të “mos ngacmohet me Venezuelën” teksa dënonte atë që quante “ish-perandori e kalbur e dekadente” për dërgimin e një luftanijeje në mbrojtje të Guijanës fqinje, ish-koloni e Londrës.

Maduro raportohet se ka urdhëruar rreth 5,600 ushtarakë të marrin pjesë në manovra ‘difensive’ pranë kufirit me Guijana pasi Britania ka dërguar në rajon një luftanije, pas referendumit venezuelan ku vendi pretendon më shumë se gjysmën e territorit të Guiana.

Maduro tha se po niste manovrat e ‘natyrës difensive në kundërpërgjigje të provokimeve dhe kërcënimeve të Britanisë ndaj paqes dhe sovranitetit të vendit”.

Londra tha ka ndryshuar kursin e luftanijes së saj HMS Trent duke e vendosur në afërsi të ish-kolonisë, mes konfliktit të fundit territorial të Guianës me Venezuelën për rajonin e gjerë të pasur me naftë Essequibo.

Dy liderët Maduro e Ali janë takuar këtë muaj dhe ranë dakord të zgjidhin mosmarrëveshjet pa përdorimin e forcës, shkruan e përditshmja Daily Mail.

Maduro tha: “Ne besojmë te diplomacia, dialogu, paqja, por asnjë nuk duhet të kërcënojë Venezuelën ose të ngacmohet me të, ne jemi popull paqësor por luftëtarë, prandaj kërcënimet e perandorisë së kalbur dekadente të Britanisë, janë të papranueshme”.

Presidenti i Guaianës, Irfaan Ali tha dje se as Venezuela dhe asnjë shtet tjetër nuk duhet të tremben nga aktivitetet në ujërat territoriale të vendit të tij.

Ata shtonin se vizita e luftanijes HMS Trent ishte programuar më parë dhe është pjesë e stërvitjeve mbrojtëse të vendit.

Maduro pretendon se rajoni i Essequibo – i cili përbën dy të tretat e Guianës, është në fakt pjesë e Venezuelës prej ndarjes së padrejtë të kufijve një shekull më parë.

Pretendimi tij u mbështet në një referendum më 3 dhjetor, ku 95 përqind e votuesve mbështetën të drejtën e Venezuelës si zotëruese e Essequibo.

FOTO GALERI
2/3
Londra tha ka ndryshuar kursin e luftanijes së saj HMS Trent duke e vendosur në afërsi të ish-kolonisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA