Katari ‘zbut’ dënimet me vdekje për tetë ish-marinarët indianë, të akuzuar për spiunazh

28/12/2023 18:46

India ka thënë sot se është në kontakt të ngushtë me grupet ligjore dhe anëtarët e famijeve të tetë të arrestuarve vitin e shkuar në Katar me akuza spiunazhi.

 

Por tashmë një gjykatë në Katar i ka hedhur poshtë dënimet me vdekje për tetë ish-oficerë të marinës së vendit.

“Verdikti i gjykatës së Apelit në Dahra të Katarit ka bërë reduktim të dënimeve”, tha ministria e jashtme indiane, duke shtuar se priteshin së shpejti detaje të gjykimit.

Vendimi konsiderohet si një fitore diplomatik për New Delhi pas disa apelimeve ndaj dënimit të rëndë që prej muajit që shkoi.

Tetë burrat u dënuan për akuza të paspecifikuara nga gjykata më 26 tetor, ndërsa mediat thonin më herët se kishte të bënte spunazhi.

India kishte reaguar e shokuar ndaj akuzave se zyrtarët e lartë kishin spiunuar teksa punonin me grupin e konsulencës Al Dahra, e cila këshillon dhe qeveritarë të Katarit të cilëve ish-ushtarakët mund t’i kenë kaluar me ose pavetëdije informacione konfidenciale apo sekrete shtetërore.

Veteranët e marinës indiane janë identifikuar si kapiten Navtej Singh Gill, Captain Birendra Kumar Verma, Captain Saurabh Vasisht, komandant Amit Nagpal, komandant Purnendu Tiwari, komandant Sugunakar Pakala, komandant Sanjeev Gupta, dhe marinar Rajesh.

Familjarët e tyre refuzonin akuzat e spiunazhit:

“Ata kanë shkuar aty për të ndërtuar marinën e Katarit dhe sigurinë e vendit, nuk kanë spiunuar, nuk ka asnjë provë për këtë…,” citohej të kishte thënë një familjar për rrjetin NDTV.

Kryeministri indian Narendra Modi është takuar me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani gjatë samitit COP28 këtë muaj në ubai, dhe disa ditë më vonë ambasadori indian u lejua të takohej me të dënuarit.

Në Katar jetojnë e punojnë më shumë se 800,000 qytetar të Indisë, dhe vendi është furnizues madhor i Indisë me gaz natyror.

FOTO GALERI
2/3
Kryeministri indian Narendra Modi është takuar me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani gjatë samitit COP28 këtë muaj në Dubai, dhe disa ditë më vonë ambasadori indian u lejua të takohej me të dënuarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA