Shpërthimi tragjik i çisternës me karburant vret të paktën 15 vetë në Liberi (fotot)

27/12/2023 19:31

Në pamje tragjike të regjistruara sot shihej momenti kur të paktën 15 vetë u vranë nga shpërthimi i papritur i një autoboti të aksidentuar në Liberinë qendrore.

Mediat raportonin se në momentin e shpërthimit njerëzit po përpiqeshin të merrnin karburant nga kamioni rrëzuar në anë të rrugës.

Çisterna me naftë kishte rënë në hendekun e rrugës në Totota, para se të shpërthente, teksa policia tha se rreth 30 njerëz ishin plagosur në incident.

“Shumë njerëz kanë marrë djegie, por për momentin numri viktimave është 15”, tha inspektori vendas i policisë Prince B. Mulbah.

Një tjetër oficer, Malvin Sackor, tha se pas aksidentit njerëzit kishin nisur të mblidhnin karburantin që rridhte nga autoboti, kur ai shpërtheu.

Një dëshmitar nga Totota, Aaron Massaquoi, tha për rrjetin AFP se “njerëzit ishin ngjitur rreth autobotit për të marrë karburant.

“Njerëzit ishin rreth autobotit të rrëzuar dhe shoferi u tha se nëse karburanti po derdhej, ata mund ta merrnin”, tha Massaquoi.

Një zyrtare shëndetësie nga spitali zonës, Cynthia Blapooh, tha për mediat vendase se 30 nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.

FOTO GALERI
2/5
Çisterna me naftë kishte rënë në hendekun e rrugës në Totota, para se të shpërthente, teksa policia tha se rreth 30 njerëz ishin plagosur në incident.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA