Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj tha se seanca për shqyrtimin e masës u shty pasi është kërkuar sërish përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka.

I bindur që kërkesa e tyre do të rrëzohet sërish, avokati i Berishës tha se Gjykata nuk mund të japë vendim derisa të shqyrtohet kërkesa për gjyqtaren.

Vazhduam me gjykimin, i kërkuam gjykatës ta çojë në Gjykatën Kushtetuese  e cila ka lënë të pagjykuar në themel çështjen. Me autorizimin e Ramës vazhdoi gjyqi, për gjithë këto shkelje dhe rrëzim kërkesash. Edhe kjo kërkesë e përjashtimit do të rrëzohet. Ligji thotë kur ngrihet kërkesa për përjashtim, Gjykata nuk mund të japë gjykim. Këto do rrëzohen të gjitha, kështu që vazhdojmë. Argumentet ia kemi parashtruar gjykatës.”

Gjykata e Posaçme shtyu për nesër seancën e shqyrtimit të kërkesës për masën e arrestit në shtëpi, për ish-kryeministrin Sali Berisha Seanca do të zhvillohet nesër në orën 15:00. Vendimi erdhi pasi avokatët e ish kryeministrit kërkuan sërish përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi, e cila sipas tyre është në konflikt interesi me ish kryeministrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA